Welcome to TSFF.

Çfarë është Street food?

Rrënjët e ushqimit në rrugë mund të na kthejnë në histori. Besohet se për herë të parë shitja e ushqimit në rrugë si; peshq të skuqur të vegjël, u shitën në rrugë në Greqinë antike. Ushqimi në rrugë konsumohej gjerësisht nga banorë të varfër urbanë edhe të Romës antike, shtëpitë e banimit të të cilave nuk kishin furra apo vatër.
Në Kinën e lashtë, ku ushqimet në rrugë u përkisnin përgjithësisht të varfërve, banorët e pasur do t'i dërgonin shërbëtorët të blinin ushqime në rrugë dhe t'i konsumonin në shtëpitë e tyre.
Urbanizimi dhe ushqimi në rrugë shkojnë paralelisht. Në të gjithë globin, ushqimi në rrugë, ndonjëherë edhe sinonim i ushqimit të shpejtë, është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme pasi popullsia lufton gjithnjë e më shumë për të mbajtur ritmin e jashtëzakonshëm të jetës me stilin e jetesës. Këto ushqime janë të njohura kryesisht sepse janë lehtësisht të disponueshme, dhe mund ti sigurosh me gjysmën e çmimit ose më pak se çdo ushqim tjetër restoranti.
Sot, ndërsa disa ushqime në rrugë janë rajonale, shumë nuk janë, pasi janë përhapur përtej rajonit të origjinës së tyre. Shumë njerëz, të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj kulturës së ushqimit në rrugë, mendojnë se është jo e shëndetshme dhe joigjenike. Sidoqoftë incidentet e ushimeve të rrugës janë relativisht të ulta në shkallë botërore.

Kush jemi ne?

Ne jemi skuadra më këmbëngulëse që keni parë ndonjëherë, me eksperiencë mbi 10 vjeçare në organizimin e projekteve më të mëdha në tregun vendas.

+ 0 Vite Experiencë

Pse Tirana Street Food Festival?

- E nisur nga Bashkia e Tiranës si traditë pak kohë më parë, vendosëm ta zhvillonim këtë projekt bashkarisht në edicionin e tij të parë si FESTIVAL me përmasa ndërkombëtare.

- Kemi marr përsipër krijimin e një sërë traditave të munguara me aktivitetet që ne organizojmë.

- Duam ti japim një tjetër këndvështrim ushqimit në festival; jo vetëm ushqimet e rrugës por të gjitha llojet e kuzhinave që do të shërbehen në një festival të tillë, me qëllim dhënien e mundësisë së shijimit të vizitorëve të ndryshëm.

- Të gjitha llojet e kuzhinave në një vend, për edukimin e shijes së konsumatorëve me shije të reja.

- Sjelljen e disa komponentëve kulinarë Europian me eksperiencë në të tilla organizime.

- Rritjen e standardit të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në street food-in vendas.

- Krijimin e një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë produkte/ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj të cilët janë gjithmonë në rritje.

Pse publiku duhet të marr pjesë?

E gjithë familja vjen së bashku, por shijojnë kuzhinat sipas preferencave.

A nuk kemi thënë që dashuria kalon më parë nga stomaku? Shtoni këtu edhe praninë e njerëzve më të dashur.

Në zemër të Tiranës mund të shijosh me dhjetra kuzhina të ndryshme, ka vend për shijet e të gjithëve. Që nga kuzhina vendase me shefat që po investojnë prej disa vitesh tashmë në krijimin e kuzhinës me produktet vendase, e deri tek kuzhina e shijet ndërkombëtare. Gati të eksplorojmë shpërthimet e shijeve?

Çfarë gjen në festival?

- Street food, kuzhina për të gjitha shijet dhe llojet e gatimeve e kuzhinave

- Aktivitete kulinarie (cooking show, klasa gatimi për fëmijë dhe të rritur, seminare etj)

- Shefa të njohur kuzhine që ndajnë recetat e tyre me ju

- Edukim: Seanca informuese rreth sigurisë ushqimore

- Panele degustimi të produkteve të stinës

- Produkte të shijshme

- Muzikë live për të gjitha shijet

- Aktivitete për fëmijë dhe të rritur
• Lojra birre e vere
• Gara ushqimi
• Animacion për fëmijët

Pse duhet një restorant të marr pjesë?

Është ndër të paktat mundësi për tu prezantuar me një klientelë të gjerë, që se keni patur mundesinë më parë

Jeni përballë shumë bizneseve të tjera dhe duhet të bëni diferencën mes tyre

Kështu keni shanse të shtoni numrin e klientëve për vitet që pasojnë

Ne ju ofrojmë:

- Ndarjen e stendave

- Dekori i gjithë zonës së festivalit

- Ujë

- Energji elektrike

- Pastrim të hapësirave të përbashkëta

- Security

Pse duhet një biznes i industrisë ushqimore të marr pjesë?

- Keni hapsirën e mjaftueshme për 4 ditë rresht të jeni në Sheshin Skënderbej me produktin ose shërbimin tuaj (promocione, reklamim outdoor, spote në Ekranet LED, hapësirë për cooking show për promovimin e produkteve tuaj)

- Sigurojmë njerëz mjaftueshëm që ju të promovoni produktet/ shërbimet tuaja

- Ska një sipërmarrje më të madhe se kjo, e prekshme nga kaq pranë për industrinë e ushqimit

Aplikim online

Apliko si biznes

Momentalisht aplikimet janë të mbyllyra...


Rregullorja e festivalit

Le të krijojmë një përvojë fantastike për të gjithë. Ndiqni këto këshilla për kënaqësinë maksimale në festival:
Hyrja në festival. Duhet të paguani një biletë prej 100 lekë të reja. Në hyrje ju do të pajiseni me një shirit në dorë, i cili ju jep të drejtën të hyni dhe dilni sa herë të doni brenda asaj date në hapësirat e festivalit.
Organizatorët mund të refuzojnë hyrjen e personave që janë nën efektin e alkoolit apo të substancave narkotike, që mbajnë me vete shishe ose objekte të tjera të rrezikshme, ose lehtësisht të ndezshme edhe në rastin e posedimit të shirit hyrës.
Organizatorët rezervojnë të drejtën për filmimin dhe fotografimin gjatë eventit. Pjesëmarrësit, me blerjen e biletave, automatikisht pranojnë dhe japin pëlqimin për filmimin apo fotografimin e tyre dhe të personave minorenë, të cilët shoqërojnë gjatë eventit.
Organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për grindje të mundshme mes pjesëmarrësve, për dëmtimet apo humbjen e sendeve personale të pjesëmarrësve në këtë event.
Nuk lejohet ushqimi dhe pijet nga jashtë. Duhet të suportojmë shefat e kuzhinës që po gatuajnë për ju.
Posedimi i shiritit hyrës nuk i jep të drejtë poseduesit të saj, të përfitojë shërbime shtesë, përtej çka i është bërë e ditur. Konsumi nga bar – restorant/et është fakultativ.
Siguria. Qëndroni të gatshëm të hapni çantat tuaja në hyrje për një skanim të plotë nga stafi i sigurisë.
Lejohet cigarja në festival.
Jo-cash. Pagesat do të bëhen nëpermjet sistemit tonë të brendshëm, ndaj cash-i juaj do të konvertohet në kredite dhe ju mund të blini vetëm nëpermjet tyre.
Për të konsumuar alkool në festival, duhet të vërtetoni që jeni mbi 18 vjeç nëpërmjet ID tuaj. Pra ditëlindje të 11/11/2001 ose më herët.
Shi ose diell. Ne kemi marr masa për t'ju shërbyer duke marrë parasysh edhe motin jo të favorshëm.

Kontakt

Na kontaktoni

Adresa

Sheshi Skënderbej, Tirane, Albania

TIRANA WEATHER